Mbappe mund Danimarkën, Franca kualifikohet më tej
Dy gola të Kilian Mbape bënë që Franca të shkruante emrin si skuadra e parë që siguron biletën për në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës 2022. Francezët mundën 2-1 Danimarkën në një ndeshje shumë të luftuar dhe tani kanë sigurinë matematikore se do të jenë edhe të parët në grup.
FRANCË-DANIMARKË 2-1
61′, 86′ Mbape / 68′ Kristensen
NGJARJET KRYESORE
90’+7′ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Francës.
90′ Jepen 6 minuta shtesë.
86’ GOOOL FRANCA! Shënon Mbape pas një harkimi nga e djathta të cilin sulmuesi e shtyn në rrjetë.
81’ Përgjigjet menjëherë Breithuejt me një gjuajtje që “qeth” shtyllën e Loris.
80’ Rabio tenton golin spektakolar me një roveshatë nga e djathta, por nuk gjen katërkëndorin e Shmajkel.
73’ Loris shpëton Francën me një reagim të shkëlqyer ndaj Lindstrom duke mbajtur sferën larg katërkëndorit të tij.
68’ GOOOL DANIMARKA! Përgjigjen shpejt nordikët me Kristensen i cili me një gjuajtje me kokë vendos baraspeshën pas një goditje këndi.
61’ GOOOL FRANCA! Aksion kryevepër i dyshes Hernandez-Mbape me këtë të fundit që nuk gabon duke mposhtur Shamjkel, 1-0.
60’ Grizman merr mirë një top nga thellësia dhe gjuan, por duke gabuar tërësisht shënjestrën.
56’ Sulm i shpejtë i Mbape i cili merr topin në mesfushë dhe arrin në zonën kundërshtare, por gjuajtja e tij devijohet jashtë.
46’ Pjesa e dytë nis me Breithuejt në fushë në vend të Kornelius te Danimarka dhe me sulme të shpejta të skandinavëve të cilët tentojnë të gjejnë një gol me disa shpërthime radhazi drejt zonës së Loris.
45’+3′ Mbyllet pjesa e parë.
45’ Jepen 3 minuta shtesë.
40’ Dembele nga e djathta nis topin në zonë për Mbape, gjuajtja e këtij të fundit fluturon jashtë.
36’ Kornelius shpërdoron mundësinë e parë të mirë për ekipin e tij pas një kundërsulmi të shpejtë teksa gjuan jashtë nga e djathta.
34’ Shmajkel shpëton Francën me një devijim me këmbë ndaj gjuajtjes së Grizman nga e majta.
21’ Pas goditjes së dënimit, Dembele harkon në zonë ku Rabio gjuan me kokë, por gjen përgjigjen e Shmajkel.
20’ Kristensen ndëshkohet me të verdhë pasi ndal një sprint të Mbape. Francezët kërkojnë të kuq por kryesori nuk ndryshon mendje.
16′ Dominim i francezëve të cilët mundohen të gjejnë vazhdimisht Zhiru me harkime, por pa arritur të gjuajnë në portë.
9’ Harkim i Teo Hernandez nga e majta, Rabio e ul për Zhiru por ky i fundit nuk ia del të gjuajë në portë edhe pse pak hapa larg.
1’ Nis dueli në stadiumin “974”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



