Ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Aeroportin “Nënë Tereza” avioni me 30 mjekë dhe infemrierë shqiptarë që për një muaj i erdhën në ndihmë kolegëve italianë në Breshia, në kuftën kundër koronavirusit.
Grupi prej 10 mjekësh dhe 20 infemrierësh është pritur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila i ka falenderuar në emër të qeverisë shqiptare.
Mjekët dhe infemrierët do të kthehen në banesat e tyre, ku do të qëndrojnë të karantinuar për 14 ditë. Ndonëse ata thanë se kanë kryer dy tamponë dhe të dyja herët kanë rezultuar negativ për Covid-19.
Pavarësisht incidentit në ditën e fundit të Itali, ku sipas mediave vendase një grup preh tyre u kapën duke festuar me birra në hotel dhe u gjobitën nga policia, një prej mjekeve reanimatore tha se eksperienca në Itali ishte tepër e madhe dhe e vlefshme.
“Na mirëpritën dhe u integruam menjëherë falë edhe kolegëve italianë”, tha ajo ndër të tjera.



