E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbërrin në Shëngjin anija e dytë italiane me 8 emigrantë
Lajme

Mbërrin në Shëngjin anija e dytë italiane me 8 emigrantë

Ka mbërritur rreth orës 7:30 të mëngjesit të sotëm anija Libra me 8 emigrantë nga Italia e nisur dy ditë më parë.

Emigrantët janë Egjipti dhe Bangladeshi të cilët janë kapur në ujërat italiane.

Kjo është hera e dytë që anija patrulluese e marinës italiane “Libra” ka marrë rrugën drejt Shqipërisë, për të zbarkuar këtë herë në portin e Shëngjinit, 8 emigrantë të kapur disa ditë më parë në jug të Lampedusës.

Meloni nuk pranon dështim, mbërrin në Shëngjin anija e

Anija e marinës mbërriti mëngjesin e sotëm në brigjet shqiptare dhe emigrantët pas ekzaminimeve në Shëngjin do të dërgohen në kampin e Gjadrit.

Pas vendimit të Gjykatës së Romës për ndalimin e dërgimit të emigrantëve në Shqipëri dhe kthimin e tyre në Itali, Këshilli i Ministrave në Itali ka miratuar një dekret ligjor për këtë çështje për të shpëtuar paktin me Ramën.

Masa synon të kapërcejë ngërçin e krijuar nga vendimi i gjyqtarëve për të mos vleftësuar mbajtjen e disa azilkërkuesve në qendrën e pritjes së Gjadrit për shkak se vijnë nga vende të pasigurta.

Qeveria e udhëhequr nga Meloni po përdor këtë anije për kapur në det të hapur emigrantë – burra të rritur dhe të shëndetshëm që vijnë nga vende të konsideruara të sigurta – dhe për t’i dërguar fillimisht në qendrën e Shëngjinit dhe më pas në atë të Gjadrit, sipas marrëveshjes së nënshkruar me Shqipërinë.

Meloni nuk pranon dështim, mbërrin në Shëngjin anija e

Gjykatat italiane kanë rrëzuar paktin Rama-Meloni, pasi asnjë prej të dyve nuk ka të drejtë të burgosë askënd, aq më tepër refugjatë fatkeqë që kapen në mes të detit dhe kërkojnë azil. Edhe pse kampet u ndërtuar në Shqipëri për të shmangur gjykatat italiane, sërish plani nuk funksionon dhe është rrëzuar nga një vendim i gjykatës së Romës, që e ndalon izolimin e emigrantëve.

Vendimi i dhënë u dha jep lirinë 12 fatkeqëve të parë që provuan burgun në Shqipëri dhe i detyron autoritetet italiane t’i rikthejnë ata menjëherë në Itali, të gjithë, edhe sikur kërkesat e tyre për azil të jenë refuzuar nga komisionet përkatëse.

Vendimi i gjykatës italiane ka përmbysur kështu një nisëm plot pikëpyetje të dyshes Rama-Meloni, e cila u denoncua nga shumë organizata humanitare si një shkelje e hapur e të drejtave të njeriut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.