Mbërrin në Triportin e Vlorës anija, flet kapiteni
Janë shpëtuar gjatë natës nga policia kufitare në Vlorë, tre persona pasi anija e peshkimit me të cilën udhëtonin pësoi defekt në motor dhe nuk mund të lundronte.
Anija e peshkimit ishte nisur nga porti i Vlorës për në Shëngjin, ndërsa aktualisht mjeti po lundron drejt Triportit të Vlorës.
Kapiteni i anijes në një prononcim është shprehur se ishte djegur pompa dhe ishte prishur motori.
E morëm për ta çuar në Shëngjin. Mes Vlorës dhe Durrësit na la, na u djeg pompa e ujit dhe u detyruam që të marrim këto. Nga ora 11 e darkës, në zonën mes Durrësit dhe Vlorës. Ndihma erdhi nuk vonoi më që kur na u prish motori kemi qëndruar rreth 2 orë. U prish pompa. Këto nuk vonuan erdhën fiks”, – u shpreh ai
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



