Efektivi i FNSH që mbeti i plagosur pasditen e sotme gjatë operacionit për kapjen e Fatmir Kolecaj, i cili dy ditë më parë vrau ish-gruan dhe vëllain e saj, Esmeralda e Vledison Filopatin, ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Efektivi i FNSH së Shkodrës është plagosur me plumb në këmbë nga Kolecaj, para se ky i fundit të vriste veten, ndërsa për shkak të nevojës për një ndërhyrje më të specializuar është sjellë mbrëmjen e sotme në Spitalin e Traumës.
Drejtori për Mediat i Policisë së SHtetit, Genti Mullai publikon videon e momentit kur efektivi i plagosur i FNSH mbërrin te Trauma, ndërsa të parët që e presin janë Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu dhe drejtori i Policisë Kriminale Tonin Vocaj.
Kujtojmë se, operacioni për kapjen e Fatmir Kolecaj zgjati 45 orë pa ndërprerje, dhe pasditen i gjendur në rrethim nga Policia e pa rrugëdalje, 47 vjeçari vrau veten në banesën e tij në Zejmen të Lezhës.
VIDEO:



