E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbështetës i Gylenit, Gjykata e Lartë refuzon ekstradimin, lirohet biznesmeni
Publik News

Mbështetës i Gylenit, Gjykata e Lartë refuzon ekstradimin, lirohet biznesmeni

Gjykata e Lartë refuzon ekstradimin në Turkmenistan të Muhamet Cap, mbështetës i Fetullah Gylen. Cap kërkohej nga Turkmenistani, i renditur nga ‘Freedom House’ si vendi i dytë në botë për shkeljen e të drejtave të njeriut. Gjykata tha se procedimi ka natyrë politike, ndaj refuzoi ekstradimin. Lajmi është konfirmuar nga News 24.

Cap është ndërtues dhe biznesmen në Turkmenistan dhe akuzohej se në 2011 kishte korruptuar një punonjëse banke. Cap ka status azili në Kosovë. Ai kishte 9 muaj burg, ndërsa dje u lirua.

Avokati Ardian Visha bashkëpunoi me avokatin nga Belgjika Johan Heymans për këtë rast dhe binden gjykatën për lirimin. Visha beri kërkesë në Interpol dhe kjo është hera e parë që komisioni shqyrtoi një rast ekstradimi të Shqipërisë, siç ishte ai i Muhamet Cap.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.