E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbetjet/ Në Tiranë nis vendosja e kazanëve nëntokësorë, as ndotin dhe as vandalizohen dot
Lajme

Mbetjet/ Në Tiranë nis vendosja e kazanëve nëntokësorë, as ndotin dhe as vandalizohen dot

Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit në kryeqytet janë vendosur kazanë të rinj të plehrave të cilët vendosen nëntokë duke krijuar edhe hapësira më shumë për njerëzit në Tiranë.

I gjithë procesi është i atillë që nuk ndot ambientin për rreth ndërsa kazanët zbrazen me një mjet të posaçëm, duke i hapur gjithashtu rrugën ndarjes së mbetjeve në burim. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku shkruan se “Pastrimi është civilizim. Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, më në fund edhe në Tiranë hidhet hapi i parë drejt teknologjisë së mbledhjes së mbetjeve në qytet me kazanë të rinj nëntokësor, që nuk ndotin e as vandalizohen dot dhe që zbrazen me një mjet të posaçëm, duke i hapur gjithashtu rrugën ndarjes së mbetjeve në burim”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.