E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbi 200 fëmijë shqiptarë të zhdukur   në Angli
Lajme

Mbi 200 fëmijë shqiptarë të zhdukur në Angli

18-vjeçari flet me babain dhe i dërgon para në Shqipëri

Babai i një prej 200 fëmijëve të zhdukur nga hotelet e Home Office në Britani, ka deklaruar se djali i tij është zhdukur në mënyrë që të mos mund të kthehet në Shqipëri.

18-vjeçari flet çdo ditë me babain e tij që e ka në Shqipërinë Veriperëndimoredhe i dërgon paratë e fituara nga puna në një kantier ndërtimi në Londër. Megjithatë, Orgito Luka, i cili ishte 17 vjeç kur u zhduk në maj të vitit të kaluar, ende konsiderohet i zhdukur.

Sipas “Dailymail” Ministri i Emigracionit Robert Jenrick u tha deputetëve javën e kaluar se nga 4600 azilkërkues fëmijë të pashoqëruar që mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2021, 440 ishin zhdukur dhe vetëm gjysma ishin kthyer.Nga ata ende të zhdukur, 186 pretenduan se ishin ose 16 ose 17 vjeç dhe 176 janë nga Shqipëria.

Ministria e Shëndetësisë ka zbuluar emrat e dhjetëra adoleshentëve shqiptarë që u zhdukën nga hotelet e miratuara nga Home Office vitin e kaluar, shumica e të cilëve shumë shpejt do të mbushnin 18 vjeç.

Disa nga emrat nuk figurojnë në regjistrat e të dhënave shqiptare, pasi ata mund të kenë dhënë detaje të rreme ose janë bërë gabime gjatë regjistrimit të tyre. Të tjerët duket se kanë llogari aktive në mediat sociale që tregojnë rroba “firmato”, restorante të shtrenjta dhe makina luksoze.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.