E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mblidhet komisioni ‘Tahiri’, ja çfarë do të hetojë
Lajme

Mblidhet komisioni ‘Tahiri’, ja çfarë do të hetojë

Ka nisur sot punimet komisioni hetimor i Kuvendit për çështjen e Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm të dyshuar për lidhje me trafikun e drogës dhe Grupin e Habilajve. Kryetari i Komisionit Edi Paloka ka lexuar se cili ishte objekti i plotë i komisionit dhe rregullat që do të ndiqen.

Paloka tha se për shkak të materialeve sekrete që do të vihen në dispozicion, deputetë duhet të paraqiten për t’u pajisur me çertifikatë sigurie”. PO ashtu, kërkoi nga deputetët datën e re kur do të mblidhen për mbledhjen e radhës.

 

Objektin e punës të këtij komisioni, PD e saktësoi në takimin e saj konsultues të shtunën. Ishte vetë kryetari i opozitës Lulzim Basha, që e bëri të njohur për mediat kur tha:

“Bashkë me anëtarët e Komisionit Hetimor për çështjen “Tahiri” kemi kryer  konsultën e parë që i paraprin takimit të parë të Komisionit Hetimor ditën e hënë.

Në rastin e Saimir Tahirit ra shteti, pushuan së ekzistuari të gjitha institucionet ligjzbatuese në vend. Qëllimi i Komisionit Hetimor  është të zbardhë çfarë ndodhi dhe pse ndodhi, për të mos lejuar kurrë më që shteti të kapet nga krimi dhe të kthehet në zgjatim të trafikantëve të drogës dhe të grupeve kriminale të krimit të organizuar.

Ne do të hetojmë si dhe pse ndodhi që e gjithë kupola e Policisë u kthye në organizatë kriminale dhe askush në qeverisje nuk reagoi?

Si dhe pse ndodhi që, megjithë informimet e shumta për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun e drogës, asnjë institucion shtetëror nuk e vuri atë para përgjegjësisë?

Si dhe pse ndodhi që vendi u mbulua me drogë sheshit dhe asnjë institucion shtetëror nuk reagoi dhe nuk bëri asnjë përpjekje për ta ndaluar?

Paralelisht me punën e këtij komisioni, Prokuroria duhet të bëjë punën e saj për të hetuar grupin kriminal “Habilaj-Tahiri” dhe të gjithë policët dhe bashkëpunëtorët e tjerë politikë dhe jopolitikë të këtij grupi të rrezikshëm. Duhet ta bëjë në mënyrë të paanshme dhe të pandikuar.

Po bëhet presion shumë i madh politik për të mbyllur çështjen “Tahiri”, “theksoi Basha të shtunën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.