E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbretëria e Bashkuar i përgjigjet Rusisë: Do vijojmë mbështetjen ndaj Ukrainës
Lajme

Mbretëria e Bashkuar i përgjigjet Rusisë: Do vijojmë mbështetjen ndaj Ukrainës

Pas vendimit të Rusisë për të shpallur non-grata kryeministrin Boris Johnson, politikanë dhe anëtarë të tjerë të qeverisë britanike, ka reaguar një zëdhënës i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Në një prononcim për The Guardian, ai thotë se Mbretëria e Bashkuar do të qëndrojë në mbështetje të Ukrainës.

“Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët tanë ndërkombëtarë qëndrojnë të bashkuar në dënimin e veprimeve të qortueshme të qeverisë ruse në Ukrainë dhe duke i bërë thirrje Kremlinit të ndalojë luftën. Ne mbetemi të vendosur në mbështetjen tonë për Ukrainën” – tha zëdhënësi.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se vendimi ishte marrë “duke pasur parasysh veprimin e paprecedentë armiqësor nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar”.

Dominic Raab, Grant Shapps, Priti Patel, Rishi Sunak, Kwasi Kwarteng, Nadine Dorries, James Heappey, Nicola Sturgeon, Suella Braverman dhe Theresa May gjithashtu janë shpallur non-grata..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.