Mbrojti titullin kundër francezit, Florian Marku ka një mesazh për mbështetësit
Boksieri Florian Marku mori një tjetër fitore fantastike mbrëmjen e djeshme. Ai mundi francezin Jorick Luisettos, duke e mbrojtur titullin si kampion bote në kategorinë IBF.
Boksieri shqiptar mbetet sërish i pamposhtur në ringun profesionist teksa ka regjistruar fitoren e tij të 10 duke e çuar në 11 serinë e dueleve pa pësuar ende humbje.
Ky duel u zhvillua në mitikun “Wembley”, ku Marku mposhti 33-vjeçarin francez, i cili kishte 11 fitore dhe 2 humbje në karrierën si profesionist.
Gjatë kësaj ndeshjeje interesant ishte ku në raundin e pestë, Florian Marku provokon kundërshtarin e tij pas një grushti të marrë në nofull dhe boksieri shqiptar provokon me gjeste që nuk ka ndodhur asgjë dhe provo sërish. Një gjest që u bë menjëherë viral.
Kompioni shqiptar ishte dominues thuajse në të gjitha raundet, këtë e vërteton edhe tabela me rezultatin e pikëve për secilin raund, ku Marku ka fituar me 80 pikë, ndërsa boksieri francez 74.
Pak pas ndeshjes, Marku ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke thënë se u mundua që në raundin e parë për “Knockout” por që nuk u bë e mundur.
Më tej Marku thekson se për këtë vit kjo ishte ndeshja e fundit për të, pasi do t’i përkushtohet familjes, për t’u rikthyer sërish vitin e ardhshëm .
Deklarata e Markut:
FALEMINDERIT ZOTIT PER CDO GJE . Faleminderit te gjith ju qe ishit sot prezent Edhe te gjith qe mkeni ndjek Live neper jam munduar prej raundit tpar per Knockout Por nuk erdhi. Renci ka fitorja tani do mar pak kohe pushim me familien, dhe nga viti tjeter do kemi ndeshje te medhaja.Ju falenderoj nga zemra te gjithve per perkrahjen

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



