E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbuloi me para motrën në dasëm, Uzuni u mbyll gojën kritikëve
Lajme

Mbuloi me para motrën në dasëm, Uzuni u mbyll gojën kritikëve

Myrto Uzuni është rikthyer në qendër të vëmendjes, por këtë herë jashtë fushës së blertë. Sulmuesi i kombëtares u bë temë e gjerë diskutimesh në rrjetet sociale pasi u publikuan pamje nga dasma e motrës së tij, ku ai shihej duke hedhur para gjatë festës. Çfarë për disa ishte thjesht një moment hareje familjare, për të tjerë u interpretua si gjest i tepruar dhe i panevojshëm, duke hapur debat online.

Reagimi i Uzunit: “Njerëzit gjykojnë gjithmonë, por unë bëra atë që ndjeva”

Përballë komenteve të shumta, Uzuni vendosi të reagojë me një shpjegim të qartë në Instagram. Ai theksoi se gjithçka ndodhi ishte një moment i pastër gëzimi për familjen, pa asnjë qëllim për t’u dukur apo për të bërë bujë.

Në mesazhin e tij, sulmuesi u shpreh se ka punuar fort për t’i garantuar familjes së tij një të ardhme të mirë, dhe se veprimi i tij në dasmë nuk duhet parë si shpenzim i pavend, por si pjesë e festës.

Mesazhi i plotë i Uzunit

“Sqarim.

Familja Nr. 1.

Videoja e hedhjes së lekëve ishte thjesht një moment gëzimi për motrën time. E di që gjithmonë ka shumë keqkuptime, por unë jam ai që kam qenë. Sot kam arritur t’ia siguroj familjes të ardhmen, faleminderit Zotit!

Nuk i shpenzova lekët nëpër diskoteka duke hapur shisha. Do të ketë njerëz që gjejnë arsye për të folur. Edhe po të mos kisha hedhur, dikush prapë do të komentonte. Pra, çfarëdo që të bësh, nuk mund t’i kënaqësh të gjithë.

Unë thjesht bëra atë që ndjeva dhe nuk ka asgjë për t’u keqkuptuar. Faleminderit atyre që e kuptojnë dhe e respektojnë gëzimin e familjes! Gëzime paçi në familjet tuaja!
Me respekt, familja Uzuni.”

“Familja është mbi gjithçka”, Uzuni sqaron

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.