Mbyllet “Al Pazar” në Vizion Plus, aktori i njohur vjen me një projekt të ri
Spektakli i ndërrimit të viteve riktheu në skenën e ‘Portokallisë’ në 20 vjetorin e saj, një nga themeluesit dhe drejtuesit e parë të emisionit të njohur të humorit, Agron Llakaj.
Artisti i njohur u rikthye në të njëjtën skenë nga ku u largua 13 vite më parë duke marrë entuziazmin e publikut si një e papritur e bukur e ‘Portokallisë’.
Gon-Gjini, dyshja shume e suksesshme me aktorin Bes Kallaku si dhe roli emblematik i Anesë me Bora Zemanin, krijuan një atmosfere elektrizuese në sallë.
‘Vizion Plus’ ka mbyllur spektaklin e humorit ‘Al Pazar’, show që ka për autor Agron Llakajn.
Agron Llakaj vijon të jetë pjesë e Vizion Plus, si autor i një projekti tjetër pas mbylljes së showt ” Al Pazar”.
Mbyllja e Al Pazar vjen në vijim të mbylljes së disa spektakleve të humorit. Kujtojmë që të njëjtin fat pati dhe Kosherja dhe Klanifornia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



