Mbylli “Instagram”-in/ Si justifikohet Veliaj
Pas hetimeve të SPAK-ut, kryebashkiaku Erion Veliaj është vënë në lëvizje.
Së fundi, Veliaj ka mbyllur faqen e tij të “Instagram”-it, në të cilën nuk lodhej së reklamuari propagandën e tij.
Për të justifikuar lëvizjen e tij të kapur mat, Veliaj ka reaguar në “Facebook” ku shprehet se “Instagram”-i i tij është hakeruar dhe po punohet për ta rikthyer sërish.
“Jam shkrirë sot, duke qeshur me lot. Gjithë këta njerëzit që deri dje thoshin: ‘Na çmendi, pse nxjerr çdo gjë në ‘Instagram’’, ‘çfarë janë këto punë publike’, ‘çfarë janë këto pemë’, ‘çfarë është ky asfalt’, krejt papritur u shqetësua gjithë opozita sot: ‘Ku është ‘Instagram’-i i Lalit?’ ‘Instagram’-i do kthehet, sapo e kemi rikuperuar nga hakerimi, por edhe kjo puna ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’ si e vetmja mënyrë për të bërë opozitë, sikur nuk shkon”, është shprehur Veliaj përmes një videoje në rrjetet sociale.
SPAK-u së fundi ka sekuestruar kompaninë “5D” ku pronarë “de facto” janë Redi Molla dhe Mariglen Qato. Po ashtu ka sekuestruar hotelin luksoz me 5 yje të Redi Mollës si dhe pasuri në emër të familjarëve të drejtorëve të Veliajt.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



