E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbyllja e vitit akademik do të zgjatet vetëm dy javë
Publik News

Mbyllja e vitit akademik do të zgjatet vetëm dy javë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini në një komunikim për mediat ka bërë të ditur se si do të vijojë mësimi për studentët e universiteteve në këtë periudhë të shpërthimit të pandemisë.

Shahini ka shpjeguar se Ministria ka kërkuar nga Universitetet publike zbatimin e katër urdhrave që lidhet me diplomimin e studentëve të fiteve të fundit, provimet e studentëve të viteve të para dhe të dyta, mësimin online dhe mbylljen e vitit akademik.

“Zv.ministri ka mbajtur një komunikim të rregullt me përfaqësuesit në universitete dhe për të koordinuar punën. Ata kanë sjellë edhe propozimet për mbylljen e viti akademik.

Ministria e Arsimit kërkon nga universitetet publike marrjen e disa masave për mbylljen e vitit:

1-Kërkon që të prioritizohet puna me studentet që diplomohen në të gjitha ciklet. Duhet të mundësohet kthimi në auditore për 3-4 javë në qershor për ata që janë për diplomë dhe do të mbahen provimet në korrik dhe javën e parë të gushtit.  

2- Me 25 gusht të 2020 do të kthehen deri në fund të shtatorit studentët e viteve të para dhe të dyta. Grupimi i tillë është i domosdoshëm që të minimizohet numri i studentëve në auditore. Kështu studentët do të kenë mundësi të planifikojnë të mos jenë në auditore deri në fund të gushtit.

Pyetjet për rimbursim etj, i drejtoni tek stafi i konvikti dhe kjo tek Ministria e Arsimit.

3- Mësimi online do të vazhdojnë deri në përfundim të orëve të planifikuara.

4-Viti akademik, i cili do të zgjatet deri diku tek dy javë. Fillojmë vitin e ri në nëntor të 2020”,tha Shahini.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.