E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Mbytën’ Gjermaninë me kokainë, shkatërrohet banda e drejtuar nga 2 vëllezërit shqiptar
Lajme

‘Mbytën’ Gjermaninë me kokainë, shkatërrohet banda e drejtuar nga 2 vëllezërit shqiptar

‘Mbytën’ Gjermaninë me kokainë, shkatërrohet banda e drejtuar nga 2 vëllezërit shqiptar

Pas muajsh hetime, autoritet gjermane kanë ndërmarrë një ditë më parë një operacion të gjerë duke shkatërruar një grup kriminal të trafikut të drogës që vepronte në qytetet Goslar dhe Hanover.

Krerët e bandës ishin dy vëllezër shqiptarë, të cilët organizuan trafikun e sasive të mëdha të kokainës dhe marijuhanës, raportojnë sot mediat lokale.

Mbi 17 ambiente janë kontrolluar nga policia gjermane në Hanover, Goslar, Osterode, Clausthal-Zellerfeld dhe Wernigerode. Kontrolle në të cilët u përfshinë rreth 100 efektivë.

Një nga vëllezërit shqiptarë që drejtonin trafikun, 39 vjeç, është arrestuar në Rimini të Itali, raportojnë mediat gjermane dhe pritet ekstradimi i tij drejt Gjermanisë. Ndërsa vëllai tjetër, 41 vjeç dhe një 41-vjeçar italian janë arrestuar në Gjermani. Një 47-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim.

Arrestimet dhe shpallja në kërkim të 47-vjeçarit janë bërë me urdhër të prokurorisë.

30 kg kokainë

Në prill të këtij viti, autoritetet gjermane në bashkëpunim me ato holandeze arritën të sekuestronin në qytetin verior gjerman Harz një sasi prej rreth 30 kg kokainë. Droga u gjet e fshehur në një makinë. Asokohe, furnizuesit e drogës, po ashtu shqiptarë, u arrestuan në Holandë.

Droga e sekuestruar në Prill 2017

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.