Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku në vendin e quajtur “Balshaj” 24 vjeçari Bekim Demaj është mbytur në liqen.
Nuk dihet ende cilat kanë qenë rrethanat e mbytjes së të riut, ndërkohë që policia po heton për të zbardhur ngjarjen.
Ditën e sotme edhe një 30 vjeçar është gjetur i mbytur në Durrës, ndërkohë që numri i eprsonave të mbytur në vendin tonë këtë vit është i madh.
Shkodër/Informacion Paraprak
Më datë 15.08.2020 ora 17:10, në Liqenin e Shkodrës, në fshatin Grizhë, vendin e quajtur “Balshaj”, Malësi e Madhe, kanë qenë duke u larë katër persona, ku njëri nga djemtë i shtetasi B. D. 24 vjeç, banues në fshatin Ktosh, Malësi e Madhe, pasi është hedhur nga varka në liqen, nuk ka dalë nga uji.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punojnë për gjetjen e trupit në liqen.



