E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Me armë me vete në automjet, kapet 30-vjeçari në Kukës (VIDEO)
Flash

Me armë me vete në automjet, kapet 30-vjeçari në Kukës (VIDEO)

Një 30-vjeçar nga Kukësi, i identifikuar si Pllumb Veseli, është arrestuar nga policia gjatë operacionit të koduar “Akulli”. Ai u kap në lagjen nr.3 të qytetit, duke lëvizur me automjetin tip Touareg, ku uniformat blu gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Arma dhe municioni u sekuestruan si prova materiale dhe janë dorëzuar për veprime të mëtejshme nga Prokuroria.

Operacioni u organizua nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Sipas njoftimit zyrtar:

“Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, u organizua dhe finalizua operacioni policor ‘Akulli’. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi P.V., 30 vjeç, banues në Kukës.”

Materialet procedurale janë kaluar pranë Prokurorisë për hetime dhe veprime të mëtejshme ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.