E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Me avion për në Tiranë/ Si u bllokua i dërguari special i BE-së
Publik News

Me avion për në Tiranë/ Si u bllokua i dërguari special i BE-së

Një numër i madh pasagjerësh të cilët prisnin që gjatë ditës së sotme të udhëtonin me avionin e kompanisë zvicerane Edelweiss, nga Zyrihu në Tiranë, kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e qytetit zvicerian.aeroporti cyrih-587x396

Mes pasagjerëve që kishin prerë biletat rezulton të ketë qenë dhe i dërguari special i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili kishte zgjedhur këtë mundësi për të qenë nesër i pranishëm në një vizite zyrtare në Prishtinë, të parën që kur mori këtë detyrë.

Kompanisë Edelweiss, nuk i është lejuar fluturimi drejt aeroportit Nënë Tereza të Tiranës. Autoritetet shqiptare i thanë Zërit të Amerikës, se kompanisë ajrore zvicerane, nuk i ishte dhënë asnjë leje, aq më tepër kur mes Shqipërisë dhe Zvicrës, nuk është nënshkruar ende një marrëveshje për rihapjen e fluturimeve, të cilat u pezulluan për shkak të pandemisë së COVID 19.

Rihapja po bëhet graduale, dhe në këto momente, një pjesë e shteteve po operojnë përmes marrëveshjeve dypalëshe, siç ka ndodhur mes Shqipërisë dhe Austrisë, Serbisë dhe Greqisë, thanë zyrtarë të ministrisë së Infrastrukturës, duke shtuar se Shqipëria madje i ka bërë kërkesë Zvicrës, për rinisjen e lidhjeve ajrore, por ende pala tjetër nuk ka dhënë pëlqimin.

Për situatën e krijuar, nuk ka një reagim nga kompania zvicerane. Zëri Amerikës ju drejtua shoqërisë Edelweiss, për shpjegime përmes emailit, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk kishte marrë ende përgjigje. VOA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.