E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Me dy gishtat lart, Meta mbërrin në Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë
Lajme

Me dy gishtat lart, Meta mbërrin në Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë

Me dy gishtat lart, Meta mbërrin në Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë

Partia e Lirisë ka mbledhur Komitetin Drejtues Kombëtar. Pjesë e kësaj mbledhje është edhe deputetja Monika Kryemadhi.

Pas reagimit në rrjetet sociale ku theksonte se çdo tentativë imponuese përjashtuese apo edhe bullizuese ndaj kujdo që mendon jashtë rreshtit është devijim ndaj mbylljes jo ringritjes, në mbledhje ajo ka zgjedhur të japë një tjetër mesazh për kreun e PL-së Ilir Meta.

Pavarësisht konfliktit, Kryemadhi thotë “Jam këtu”, duke treguar se do të japë mendimin e saj edhe nëse është kundër jashtë rreshtit siç ajo e ka thënë vetë.

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbërritur në Hotel Tirana, aty ku do të mbahet Komiteti Drejtues Kombëtar i PL.

Meta, teksa po hynte në Hotel Tirana, bëri shenjën e dy gishtave lart, teksa iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve.

Gazetari: Z Meta keni bërë stërvitje mjaftueshëm sot sepse është zonja Kryemadhi brenda?

Meta: Është frymëzim i madh për përmbushjen e 5 prioriteteve. Ka ndonjë gjë tjetër brenda?

Gazetari: Monika Kryemadhi, të tjerët janë të gjithë brenda.

Meta: Është mrekulli e madhe që pas 20 viteve në parti ka mendim ndryshe.

Gazetari: A rrezikon përçarje Partia e Lirisë sot?

Meta: Jo, asnjëherë në botë.

Pasi ka hyrë në Hotel Tirana, kryetari i PL Meta iu ka dhënë dorën funksionarëve dhe anëtarëve të Partisë së Lirisë, mes tyre dhe Monika Kryemadhit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.