E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Më ndihmoni se po vdes për bukë”, varfëria ekstreme e gruas që jeton në tunel
Lajme

“Më ndihmoni se po vdes për bukë”, varfëria ekstreme e gruas që jeton në tunel

Vetëm 5 km larg nga qendra e qytetit të Shkodrës, rrëzë malit të Taraboshit, një nënë me tre fëmijë, prej 10 vitesh që kur i është djegur banesa në fshat, jeton në një tunel ushtrie të braktisur në kushte ekstreme varfërie, pa ujë, pa drita, pa punë e më të shumtët e ditëve edhe pa bukë.

Por edhe e braktisur dhe e veçuar nga pjesa tjetër e shoqërisë. Kjo është Dila Gega dhe kjo është ajo që Dila quan “shtëpi”.

Dila rrëfen se burri i ka vdekur para dy vitesh, djali i vetëm tregon ajo rri gjithë ditën në mal me ato pak bagëti. Ndërsa dy vajzat prej disa netësh janë marrë për mëshirë nga disa kushërinj të largët, por që shumë shpejt e ato do të rikthehen te tuneli.

E vetmja mënyrë për të mbajtur shpirtin në trup për këtë nënë të vuajtur e fëmijët e sajë është mbledhja e sherbelës në mal.

Gjellët modeste që qëndrojnë prej ditësh në tenxhere janë ushqimi i vetëm e i përsëritur për familjen Gega.

Në këto kushte të mjerueshme, Dila Gega bën apel për ndihmë.

“Bëj thirrje për ndihmë, pasi po vdes për bukë”, thotë Dila Gega.

Nga tuneli ku jeton Dila, pamja e qytetit të Shkodrës është e mrekullueshme, por për Dilën qyteti vetëm mund të shihet dhe asnjëherë të jetohet.

Top Channel

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.