E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Me pranga në gjykatë, zyrtarët që grabitën dokumentet në Kadastrën e Vlorës
Lajme

Me pranga në gjykatë, zyrtarët që grabitën dokumentet në Kadastrën e Vlorës

Kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, tre të arrestuarit, dy ndër ta ish-zyrtarë, për grabitjen e dokumentave të pronësisë në Kadastrën e Vlorës, që priten të njihen me masën e sigurisë: Bardhyl Gjikaj, Kreshnik Mino si dhe Spiro Duni.

Të pranishëm në dyert e gjykatës janë edhe familjaret e tyre të cilët po presin vendimin.

Më datë 15 tetor, Prokuroria e Vlorës ka zbardhur grabitjen në zyrat e Kadastrës më 11 tetor nga persona të paidentifikuar që vodhën dosjet e tokave për zonën e Dhërmiut.

Sipas grupit hetimor, grabitja është inskenuar nga dy zyrtarë, të cilët kanë falsifikuar dokumente duke tjetërsuar pronat. Tashmë dy zyrtarët e Administrimit të Tokave janë prangosur nga policia

Policia ka arrestuar mëngjesin e së premtes 2 zyrtarë të lartë në Drejtorinë e Administrimit e Mbrojtjes së Tokës në qarkun e Vlorës. Dyshohet se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë falsifikuar dokumente të pronësisë së një toke në Dhërmi.

Në pranga kanë rënë Drejtori i Administrimit e Mbrojtjes së Tokës, Bardhyl Gjika dhe specialisti i kësaj drejtorie, Kreshnik Mino.

Në kuadër të operacionit ‘Formulari’, policia ka arrestuar edhe një 51-vjeçar, i identifikuar si Spiro Duni, i cili dyshohet se ka përfituar tokën kundrejt vlerave monetare.

Këta 3 shtetas dyshohet se kanë falsifikuar formularët e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi dhe Formularin nr.6 për regjistrimin e një trualli, në fshatin Dhërmi dhe më pas për të mos u zbuluar ky kalim i pronës në mënyrë jo të rregullt, kanë inskenuar grabitjen e dosjeve të zonës

Grabitja ndodhi mbrëmjen e 11 nëntorit ku persona të paidentifikuar janë futur brenda institucionit dhe kanë marrë dy dosje pronash, që i përkasin zonës turistike në Dhërmi.

Ka qenë roja i këtij institucioni, i cili mëngjesin e 12 tetorit ka konstatuar grabitjen e zyrave ndërkohë që dyshohet se grabitësit janë futur nga një dritare e zyrave që tashmë ka një pistë për të, pasi mund të jetë lënë hapur nga dy zyrtarët tashmë të prangosur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.