Me shumë ndryshime, si pritet të luajë Shqipëria përballë Jordanisë
Shqipëria do të luajë këtë mbrëmje një ndeshje miqësore kundër Jordanisë, pas fitores historike ndaj Serbisë. Trajneri Silvinjo pritet të shfrytëzojë këtë mundësi për të provuar futbollistë që nuk kanë pasur shumë hapësirë në ndeshjet e kaluara, duke i dhënë mundësinë të tregojnë veten.
Në stërvitjet e fundit, Silvinjo ka eksperimentuar me skema të ndryshme dhe pritet të bëjë disa ndryshime të dukshme në formacionin e titullarëve.
Dajsinani pritet të jetë titullar në portë, ndërsa në mbrojtje pritet të pritet të luajnë Balliu, Caka, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë, Ramadani, Berisha dhe Asllani mund të krijojnë një treshe të fortë, ndërsa në sulm, Hoxha, Asani dhe Daku janë emrat që pritet të nisin sfidën nga minuta e parë.
Edhe pse është një miqësore, Silvinjo mund të bëjë disa eksperimente të tjera në fushë gjatë lojës, duke i lënë mundësi të tjera lojtarëve të tregojnë veten përpara sfidave të mëdha që presin.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



