E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Më vjen shumë zor për situatën, por…”- Kunata i nxori videon, reagon i riu: Nuk iu kam bërë asgjë të keqe
Publik News

“Më vjen shumë zor për situatën, por…”- Kunata i nxori videon, reagon i riu: Nuk iu kam bërë asgjë të keqe

39 vjeçarja u martua në një familje me tradita ku pleqëroi prindërit e bashkëshortit dhe si mirënjohje, nga ata mori trashëgimi shtëpinë e tyre.

Por kur u bënë vetëm 4 vjet nga ndarja nga jeta e vjehrrit, kunati pretendon një pjesë të shtëpisë. Në një situatë normale për këtë çështje duhet të shprehej gjykata, por kjo nuk po ndodh në këtë familje.

Kunati 44 vjeçar e kërcënon dhe ofendon madje edhe brenda shtëpisë së saj. Çështja ka përfunduar në gjykatë ku 39 vjeçarja ka përfituar urdhër mbrojtje për 1 vit.

“Nuk doja kurrë të mbërrija këtu, por s’kam rrugë tjetër. Më ka trembur fëmijët”,- thotë gruaja.

Por ndërsa kunata denoncoi live kërcënimet e vëllait të bashkëshortit të saj për t’i marrë pronën në fshatin Dushk të Belshit, ka reaguar live i akuzuari.

Burri nga Belshi tregon se e kundërta ndodh në realitet. Ai shprehet se i ka ndihmuar, jo dhunuar.

“Nuk u kam bërë asgjë të keqe, përkundrazi i kam ndihmuar. Ato janë gënjeshtra. Në atë video ajo më ka ofenduar dhe unë kam reaguar. Kemi shkuar në polici. Më vjen shumë zor për situatën. Unë nuk i kam nxjerrë jashtë shtëpisë. Ajo ka çuar psikologët edhe në shkollë tek fëmijët që dhunohen”,- u shpreh ai.

Evis Ahmeti: Pse ajo ka marrë urdhër mbrojtje?

Po e ka marrë urdhër mbrojtje sepse e ndihmoi inspektori i zonës. U përballëm në gjykatë më thanë mos e ofendo dhe qëndroi larg. Kunata më ka thyer dyert e shtëpisë dhe xhamat. Unë shkova i zëvendësova.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.