E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Media britanike shkruan për këngëtaret shqiptare
Uncategorized

Media britanike shkruan për këngëtaret shqiptare

Dua Lipa, Rita Ora dhe Era Istrefi kanë korrur sukses të madh në botë, duke u kthyer shpejt në yje të popit dhe duke zënë majat e top-listave botërore.
“The Time” media britanike, ka shkruajtur në lidhje me tre këngëtaret, duke përmendur se si një vend i vogël ka prodhuar kaq shumë artiste të mëdha.

 “Shteti i Kosovës që ndodhet në julindje të Europës mund të jetë i vogël por është kthyer në një vatër të promovimit të yjeve. Është sa tre herë Londra dhe ka vetëm 1.8 milionë banorë, më pak se cereku i qytetit të Nju Jorkut. Një ndër më të njohurat është Rita Ora që ka lindur në Prishtinë dhe kur ishte 1 vjece u largua për cështje politike. Prindërit i vendosën nofkën Ora, që do të nënkupton kohën.

21-vjecarja, këngëtarja Dua Lipa është vajza e një ylli roku nga Kosova, vend ku kaloi 4 vite të adoleshencës. Kënga e saj ‘Be The One’ u rendit në vend të parë në 15 shtete dhe tashmë numëron 250 milionë klikime në Spotify. 

Suksesi i Era Istrefit u be virale pas këngës ‘Bon Bon’. Video ka arritur 180 milionë klikime në Youtube dhe ka firmosur për kompaninë Sony.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.