E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Media durrsake nxjerr njeriun e vitit Vangjush Dakon
Lajme

Media durrsake nxjerr njeriun e vitit Vangjush Dakon

Në një moment kur bëhen bilancet e fundvitit një nga gjërat që preferojnë më së shumti mediat është edhe nxjerrja e personazheve të vitit.

Dhe çuditërisht pak surpriza ka në rradhët e emrave që zgjidhen. Kështu përshembull një portal lokal në Durrës nxjerr si personazh të vitit kryetarin e Bashkisë Vangjush Dako.

PERSONAZHI I VITIT:

Politikani i vitit – VANGJUSH DAKO

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako shpallet sërish Politikani i Vitit. Edhe në 2017-ën tregoi se është një nga figurat politike më me peshë në vend. Deputetët e qarkut të të gjitha partive janë të papërfillshëm për nga rëndësia.

Vangjushi dikton politikën në Durrës, dhe të tjerët as që i afrohen, madje duken amatorë përpara tij. Ca e duan e ca s’e duan, e vërteta është që Vangjushi fiton cdo zgjedhje dhe nuk llogarit as edhe një aleat apo kundërshtar tjetër politik në Durrës, ndaj e meriton të shpallet Politikani i Vitit 2017.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.