E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Media me barrë …me  Edi Ramën KRYEREDAKTOR
OP-ED

Media me barrë …me Edi Ramën KRYEREDAKTOR

Kontrolli i pushtetit ekzekutiv mbi medien, është sekreti që e dinë të gjithë në Shqipëri, përveç qeverisë prodhuese e kontrollit. Gazeta e televizione janë çdo mëngjes dhe vakt lajmesh plot sheqer qeveritar e buzëqeshje pronarësh, largqoftë apo tek- tuk mundet me rreshkit ndonjë lajm i dobishëm prej rënies së syçeltësise së big brother. Enver Hoxha dhe Byroja, udheheqja e vjetër kanë ende turpërisht shumë akses, janë përditë në media, gazeta e televizione, duke lënë përshtypjen e përpunuar opinionin, se ata ishin baballarë kombi dhe jo bir kurvash siç ishin në të vërtetë për derexhenë e mjerë ku e katandisën Shqipërinë në këto 70 e kusur vite.

Çdo kryeministër ka pasur një kontroll të shtuar mbi medien, servile e frikacake në rradhë për ti thënë po pushtetit dhe jo qytetarit. Nano, Meta, Berisha, Rama, Basha, gjithesecili kanë zgjatimet e ndikimeve te tyre në shtyp. Por sot është faqe e zezë dhe lajm i keq gjendja mediatike e vendit.

Sot televizionet kombëtare dhe lokale nëse dikur edhe jepeshin me qera në episode të caktuara, tashmë janë vartës komik të shefit të qeverisë.

Nuk bëjnë dot kronika e lajme me ngjarje qeverie nëse në ekran nuk shfaqet logoja ERTV. Sigurisht AMA eshte rehat përsaskohë Rama është rehat dhe asnjëra nga Mediet nuk ja pret sinjalin e transmetimit këtij operatori të paligjshëm.

Tashmë lajmin si tekst, sinkrone dhe pamje i bën Edi Rama dhe Endri Fuga. Gazetarët janë më shumë sehirxhinj për fat të keq. Pronarët ngjajnë me makina të bukura luksi që po si mbushi me karburant kryeministri, rrinë të fikura e të parkuara..Lajmet mbushen me tapi, pensione, aluizni dhe konspiracione. Rrallë gjen grabitjen me koncensione, trafiqet ndërkombetare, batërdinë në ekonomi, ndërtimin me para që po pastrohen.

Zgjatimi i kontrollit ka prekur median onlinë. Portalet në shumicën e rasteve me perjashtime të vogla janë ca punonjës të deleguar të qeverisë për të rritur kontrollin dhe sasinë e sheqerit informativ.

Sot medie për fatkeqësinë e misionit duket si një grua që do të lindë  me këmbë mbyllur. Mos u tallni se ky është rast cezarian. Jo jo. Media si pronar dhe në një studim tregu kryer së fundmi ishin rreth katër familje që kishin në pronësi thuaj gjithë tregun. Pra kemi kontrollues katër kulla shumëkatëshe, katër fshatra turistike, katër koncensione, katër emerime të majme, apo katër sekrete të së shkuarës..! Në çdo variant është dështim i kontrolluar. Secili flë gjithë natën me shejtanin e shet engjej në mëngjes…Ec e besoji..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.