E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
MEDIA NË ZI – NDAHET NGA JETA GAZETARI SAIMIR DEMI
Flash

MEDIA NË ZI – NDAHET NGA JETA GAZETARI SAIMIR DEMI

 

Bota e medias shqiptare është sot në zi. Është ndarë nga jeta gazetari i njohur Saimir Demi.

Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka tronditur kolegë, miq dhe bashkëpunëtorë që e kanë njohur nga afër dhe e kanë vlerësuar për integritetin, përkushtimin dhe pasionin me të cilin ai e ushtroi profesionin e gazetarit  sportiv për vite me radhë.

Ka ndërruar jetë gazetari i njohur sportiv Saimir Demi. Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe sot humbi betejën.

Lajm i trishtë është bërë i ditur nga familjarët e tij.

Image

Samir Demi ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare, me një karrierë mbi 30 vjet në disa media sportive të vendit tonë.

Image

Për këtë lajm të hidhur ka reaguar edhe gazetari i njohur, Defrim Methasani. Ai shkruan se ende nuk e beson ikjen e tij dhe ngushëllon familjarët e tij.

“Telefonata e fundit mu duk pesimiste, por kurrë se besoja ikjen kaq shpejt të tij. Saimir Demi, do të na mungojë nga sot, duke na lënë pas pikëllimin helm, që na iku nxitimthi, vetëm 57 vjeç.

RTSH Sport është në zi, ashtu si familja Demi dhe familja e gazetarëve sportiv. Sëmundja e rëndë e rrëzoi njeriun që e donte kaq shumë jetën, ndërsa po kaq e donte dhe çdokush që e njohu dhe punoi me të.

Ngushëllime familjes, nënës së tij fisnike, bashkëshortes Albanës që bëri gjithçka për jetën e tij, vëllait të shtrenjtë Kel Demi që ishte pranë tij në çdo moment, djalit të vetëm Bjornit që iu bë si shok dhe miqve e kolegëve të shumtë të tij.

U prehsh në paqe mik dhe koleg i veçantë, që me ikjen tënde, do të na lësh një boshllëk të madh, aq sa plagët e Çamerisë nga ti vije…!“, shkruan Methasani.

Saimir Demi u dallua për raportimet e sakta, analizat e thella dhe angazhimin e pandalshëm në shërbim të së vërtetës dhe publikut. Ai ishte një figurë që la gjurmë në median sportive shqiptare dhe një model për brezat e rinj të gazetarëve.

Në këto momente të dhimbshme, Publik.al i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe komunitetit mediatik që humbi një nga zërat e tij më të respektuar.

U prehsh në paqe, Saimir. Kontributi yt do të mbetet i paharruar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.