Mediat huaja kapin mat Ramën, e pyesin se pse shqiptarët po ikin me gomone në Britani
Edi Rama mbërriti paraditen e sotme në Pragë për takimin e parë të Komunitetit Politik Europian, një nismë e re ku përfshihen 27 shtetet anëtarë të BE, plus vendet aspiruese për integrim të Ballkanit Perëndimor dhe Europës Lindore, e gjithashtu Britania e Madhe e Turqia.
I pyetur se çfarë po bën qeveria për të luftuar trafikantët në veri në Francës, të cilët transportojnë emigrantë, kryesisht shqiptarë, drejt Mbretërisë së Bashkuar, ai u zu ngushtë. Rama u përgjigj:
‘Qeveria jonë qeveris Shqipërinë nuk jemi përgjegjës për të qeverisur veriun e Francës, apo jo?’.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



