E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mediat italiane tallen me tifozët e Skënderbeut: Fitoren le ta festojmë me mandarina!
Sport

Mediat italiane tallen me tifozët e Skënderbeut: Fitoren le ta festojmë me mandarina!

Skënderbeu mbrëmjen e djeshme mori fitoren e parë për këtë sezon në fazën e grupeve të Europa Leagues.

Skuadra korçare i ka dhënë fund ëndrrës për një kualifikim të mundshëm në fazën tjetër por është ngushëlluar me të ardhurat e majme financiare.

Lajmi tjetër ishte grupi i vogël i tifozëve të pozicionuar në një nga ballkonet e stadiumit, të cilit po e shijonin fitoren së bashku me mandarinat.

“3-1 për Skënderbeun. Në ballkon me pamje nga stadiumi i Elbasanit duke festuar me mandarina” shkruan “Deliquenti prestati al mondo del pallone”. Faqja e facebookut e cila arriti të kapë në “flagrancë” tifozët korcarë.

Image

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.