E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Media  greke ‘zgjedh’ President të Shqipërisë ushtarakun e gabuar
Lajme

Media greke ‘zgjedh’ President të Shqipërisë ushtarakun e gabuar

Gafa

Presidenti i ri i Shqipërisë ka bërë jehonë në mediat jashtë vendit. Votimi në Kuvendin e Shqipërisë për zgjedhjen e Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura Bajram Begaj si president të vendit, mori vëmendjen edhe të mediave fqinje. Mirëpo, raportimi u has në një problem të vogël pasi ‘Protothema’ mban në artikull një ushtarak tjetër e jo Begajn.

‘Me 78 vota pro në parlamentin 140 anëtarësh, Begai do të jetë president i Shqipërisë për pesë vitet e ardhshme.’- shkruan media greke duke përdorur imazhin e një personaliteti tjetër.

Begaj u votua ditën e djeshme në Kuvend me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ai është presidenti i tretë i Shqipërisë, pas ish-president Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani që vjen nga karriera ushtarake.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.