E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mediu pas marrjes në pyetje nga SPAK: Dhashë dëshmi si person që ka dijeni për çështjen
Publik News

Mediu pas marrjes në pyetje nga SPAK: Dhashë dëshmi si person që ka dijeni për çështjen

Privatizimi i ish-Kompleksit ‘Partizani’/ “Ç’lidhje ka shpërdorimi i detyrës?”

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu pasi dha dëshminë e tij në SPAK për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Dinamo, është ndalur në një prononcim për mediat.

Ai tha para gazetarëve se kishte dhënë dëshmi si person që kishte dijeni për një çështjes që ka interes të SPAK.

“U ftova për të dhënë një dëshmi si person që ka dijeni rreth një çështje që është interes i SPAK. Për një hetim që është interes i SPAK. Kaq mund të them se është pjesë e hetimit.”, tha Mediu.

Pyetjes së gazetarit nëse kishte shpërdorur detyrën në atë periudhë, pra kur ishte ministër i Mbrojtjes, Mediu iu përgjigj: ‘Çfarë lidhje ka shpërdorimi i detyrës në cilësinë e atij që unë jam ftuar në SPAK’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.