E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meghan Markle thyen edhe një rregull të familjes mbretërore, zbulon gjininë e fëmijës që po pret
Showbiz

Meghan Markle thyen edhe një rregull të familjes mbretërore, zbulon gjininë e fëmijës që po pret

Meghan Markle vazhdimisht po thyen rregullat që famlija mbretërore po i mban tash e sa vite.

Meghan Markle dhe Princ Harry janë duke e shijuar pritjen më të ëmbël pasi që ata po presin fëmijën e tyre të parë.

Por, pas shumë spekulimeve dhe komenteve të bëra në internet, në mediat britanike raportohet se Meghan dhe Harry iu kanë treguar miqve të tyre gjininë e foshnjës, që mesa duket është djalë.

Këto spekulime për gjininë e fëmijës se a është djalë apo vajzë kanë nisur që ditën kur çifti konfirmuan shtatzëninë e dukeshës.

Për pritjen e foshnjës, Meghan para disa dite ka organizuar një ‘baby shower’ në New York.

Familja mbretërore e kanë me rregull që gjinia e fëmijës të mos zbulohet deri pas lindjes së bebes.
Kësaj rregulle i janë përmbajtur deri tani edhe Mbretëresha Elizabeta II, e cila lindi katër fëmijë, gjithashtu princesha Diana e cila solli në jetë dy djem e madje edhe Kate Middleton e cila ka tre fëmijë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.