E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Mëkanëshkulurflokët’ … Pyetësori skandaloz për nxënësit, i orientuar nga vetë ministria?! ‘Mëkanëshkulurflokët’ … Pyetësori skandaloz për nxënësit, i orientuar nga vetë ministria?!
Lajme

‘Mëkanëshkulurflokët’ … Pyetësori skandaloz për nxënësit, i orientuar nga vetë ministria?! ‘Mëkanëshkulurflokët’ … Pyetësori skandaloz për nxënësit, i orientuar nga vetë ministria?!

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka denoncuar një rast abuzimi me nxënësit e shkollave në Tiranë, shkaktuar prej një pyetësori të formuluar pa kurrfarë vëmendjeje nga Ministria e Arsimit lidhur me ngacmimet dhe dhunën ndaj nxënësve dhe që e ka bërë atë vetë si pedagog dhe prind, të ngrejë pyetjen: “Pyetësor apo …?!”

Qysh në krye të bie sy sesi Ministria ka radhitur një mori ngacmimesh me fjalë të ngjitura çuditshëm me njera tjetrën, si “mëkanëshkulurflokët’, thua se po testonte inteligjencën e nxënësve. Ky duket se është problemi më i vogël që paraqet testi në fjalë, siç mund të shihet në vjim.

“DAR Qarku Tiranë, – shkruan Boçi, –  ka shpërndarë nga dje një pyetësor për nxënësit e klasave 6-9. Përpos që gjuhësisht është me gabime skandaloze (fjalë të bashkuara), ai pëmban pyetje që kanë sjellë reagimin e fortë të prindërve. Shumë prej pyetjeve të renditura duhet të bëhen vetëm me praninë e psikologut ose të prindit dhe vetëm individualisht e jo me shkrim e kolektivisht në klasë. Por kjo nuk ka penguar formuluesit, duke i vënë kështu nxënësit në një situatë aspak të lehtë dhe jo pa pasoja në mënyrën se si do ta shohin shkollën pas kësaj.

Ndërkohë nuk është e qartë nëse këtë e ka orientuar vetë Ministria apo është iniciativë e DAR Tiranë!?”

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.