Meksika tronditet nga një tjetër krim, vritet një kryebashkiake
24 orë pas zgjedhjes së presidentes së parë femër
Vritet Yolanda Sánchez, kryetare e bashkisë së një qyteti perëndimor meksikan, Cotija. Vrasja ndodhi vetëm 24 orë pas zgjedhjes së Claudia Sheinbaum, presidentja e parë femër e vendit. Lajmi u konfirmua nga autoritetet lokale.
Kryetarja e bashkisë së Cotija në Meksikë, Yolanda Sánchez Figueroa, u qëllua për vdekje me armë zjarri nga disa persona të panjohur mbrëmjen e së hënës, vetëm një ditë pas fitores së saj në zgjedhjet presidenciale të vendit.

Sipas mediave lokale, të panjohurit i zunë pritë Figueroas teksa ajo hynte në një palestër me truprojën e saj.
Sipas të njëjtave burime, kryebashkiakja pas të shtënave, është dërguar menjëherë në spital.
Qeveria e shtetit të Michoacan, në Meksikën perëndimore, dënoi “vrasjen e kryebashkiakes së Cotija-s, Yolanda Sánchez Figueroa”, duke shtuar se një operacion sigurie është duke u zhvilluar për të kapur përgjegjësit.
Kryebashkiakja Sánchez u rrëmbye shtatorin e kaluar, ndërsa ajo ishte duke bërë pazar në një qendër tregtare, ku makina e saj u bllokua nga njerëz të armatosur. Tre ditë më vonë ajo u lirua dhe u gjet në një autobus pasagjerësh, pranë komunës së Vistahermosa.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



