Meloni merr në mbrojtje mikun e saj Edi Ramën: U linçua nga RAI 3 se ndihmoi Italinë!

Kryeministria Italiane Giorgia Meloni ka reaguar lidhur me investigimin e “Report” të Rai3 në të cilën u kritikua marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë. Duke marrë në mbrojtje Ramën, Meloni u shpreh se kryeministri Rama është sulmuar pasi ndihmoi Italinë.

U lincua Rama sepse ndihmoi Italinë“, tha Meloni.

Meloni theksoi se në vend që Italia ta falenderonte Shqipërinë për marrëveshjen, gazetarët italianë e linçuan atë dhe e konsideruan si narko-shtet.

Për emigrantët bëmë marrëveshje me Edi Ramën dhe hapëm parajsën, e majta propozoi ta përjashtonte nga socialistët europianë në vend që ta falenderonin që kishte vepruar në emër të solidaritetit europian, ata e linçuan. Edhe Tele-Meloni, ju e dini, nuk e njihni Tele-Melonin? Ai përpiloi një raport për Shqipërinë në të cilin e portretizonte veten si një narko-shtet. Më ndihmo të dërgoj solidaritetin tonë për Ramën dhe gjithë popullin shqiptar”, tha Meloni.

Deklarata e kryeministres italiane u bë në Pescara, gjatë konventës në të cilën shpalli kandidaturën e saj në zgjedhjet europiane të 8 dhe 9 qershorit.

Në datën 22 Prill 2024, emisioni “Report” në televizionin publik italian RAI 3 ka publikuar një investigim për lidhjet e forta të krimit të organizuar me qeverisjen e Edi Ramës. Në këtë investigim paraqiten informacione dhe të dhëna konkrete lidhur me vëllain e kryeministrit, Olsi Ramën dhe përfshirjen e tij në aferën e narkotrafikut të Laboratorit të Xibrakës. Po ashtu, investigimi paraqet fakte dhe të dhëna mbi lidhjet dhe njohjet e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi me eksponentë të krimit të organizuar shqiptar dhe italian.

Në përgjigje të këtij investigimi, kryeministri Rama ka lëshuar akuza dhe fyerje të forta në drejtim të kanalit televiziv italian RAI 3, drejtuesve të tij, moderatorit të emisionit “Report” dhe gazetarit që ka realizuar investigimin. Të njëjtën gjuhë, ai përdori edhe ndaj mediave shqiptare që transmetuan me korrektësi investigimin. Kjo gjuhë u konsiderua skandaloze dhe e papranueshme nga rrjeti ndërkombëtar Safe Journalist. Për më tepër, nëpërmjet mesazheve dhe telefonatave me drejtuesin e RAI 3, Edi Rama u përpoq të intimidonte gazetarët e këtij televizioni, duke cënuar drejtpërdrejtë lirinë e medias

Publikuar nga Publik Media