Memorie postkomuniste më solli fotografi i famshëm francez, Michel Setboun
Dritan Laci
Fotografi i famshem francez, Michel Setboun, erdhi ne Shqiperi ne vitin 1991, disa muaj para zgjedhjeve te marsit qe u fituan serish nga komunistet, dhe shkrepi kete foto ne shkollen time 8-vjecare. Une i zbulova fotot e panjohura disa dite me pare, pas 28 vitesh. Ky ishte horrori nga ku dolem pas 45 vitesh izolim brenda izolimit te kampit socialist. Shkolla eshte vetem 2.5 km nga qendra e Tiranes, ne Shkoze, sot lagje qyteti, dikur fshat ne fermen bujqesore ‘Gjergj Dimitrov’.
Keto pamje me risollen ne kujtese nje episod qe duhet te kete ngjare ne nje nga keto dite, ku me sy nga dritarja qe te nxirrte ne oborrin e perparme te shkolles ne nxenesit shikonim trajlerat e huaj me ndihma qe zbarkonin ne hyrje te shkolles. Ato ishin dite te lumtura.
Sepse perpos lapustileve shume ngjyresh me te cilet flinim gjume se mos na i merrte prape babagjyshi ne gjume, na vinin edhe dengje me rroba te shkruara dhe xhinse te perdorura qe ishin ku e ku me te mira se pantallonat tona me ‘xhepa’ shume nga arnimet e pafundme ne te pasme dhe ne te parme, kryesisht te gjunjet qe i perdornim si frena per karrocat me kuzhineta. Ate dite erdhi pikerisht nje nga ato dengjet e radhes. E shtrime para tabeles se zeze dengun dhe ishim gati ti hidheshim siper kush e kush te merrte rrobat me te mira. Por nje dore na ndali hovin, na e ngriu buzeqeshjen. Ishte dora e mesueses sone. Ajo u hodh e para mbi dengun e shqyer me rroba. Cfare mbeti e morem ne nxenesit. Mua me rane nje pale xhinse me te gjata se shtati im, qe nga qejfi nuk pranova as te mi shkurtonin, edhe pse fundi I tyre si fshese me torturonte gjithe rruges nga shkolla ne shtepi. Ky ishte vetem nje episod nga fundkomunizmi im dhe i mesuesve tane, qe Michel Setboun e ka sjelle aq te vertete ne keto foto, ku une dallova disa nga shoket e mi te shkolles….
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



