Mendja nuk blihet dërsa budallallëku blihet e shitet përditë!
Pensionistët mezi ja dalin , por shteti që votojmë do mendje e do këshilluar! 475,000 euro në vit kemi harxhuar për 17 këshilltarët ekspertët e Kryeparlamentares !
Shkrimi i Klodian Tomorri -t tek kapitali me rikujtoi historinë e treguar nga Seneca ne librin Letra nga një stoik:
“Në kohën time jetonte nje pasunar me emrin Kalvisio Sabinio. S’kam parë njëri tjetër të ishte aq I suksesshëm edhe njëherësh aq i pagdhendur . E kishte kujtesën aq të dobët sa harronte emrin e Uliksit , Akilit apo te Priamit; ndonëse i njihte mirë siç njohim mësuesit tanë.
Megjithatë, donte të dukej si njeri I ditur. Dhe për ketë qëllim sajoi një marifet- pagoi shuma të majme për të blerë shërbëtorë; njëri të kujtonte përmendesh Homerin nje tjetër Hesiodin edhe kështu caktoi një shërbëtor për secilin nga nëntë poetët lirikë.
Pasi siguroi ketë shpurë, filloi qe t’ua nxinte jetën të ftuarve të tij . I mbante skllevërit në këmbë dhe iu kërkonte njëri pas tjetrit vargje për të recituar por shpesh ua ndërpriste recitimin.
Satelius nje shfrytëzues i të pasurve pa mend , rrjedhimisht një lajkatar edhe përqeshës i tyre e këshilloi të paguante një grup studiuesish për “të mbedhur therrimet” ose idetë që I vinin në kokë Sabinos, I cili mendonte se çfarë dinte kushdo ne shtëpinë e tij e dinte edhe ai .
Satelius filloi ta nxisë Sabinion duke i propozuar që të praktikonte mundjen , ndonëse ishte nje shëndetlig fytyrësbehtë dhe thatim.
Kur Sabinio I tha : ” Si mund ta bëj ketë ? Mezi mbahem në këmbë ” , Satelius ia ktheu ” Mos fol kështu të lutem . Shiko sa shërbetorë të shëndetshëm ke”
Mendja nuk blihet dërsa budallallëku blihet e shitet përditë!
Abedin mbaj shënim !
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



