E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Merkel për integrimin europian të Shqipërisë: Kur plotësohen kushtet, shtetet europiane nuk duhet të nxjerrin pengesa të tjera
Publik News

Merkel për integrimin europian të Shqipërisë: Kur plotësohen kushtet, shtetet europiane nuk duhet të nxjerrin pengesa të tjera

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka folur për shtyrjen e procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në një konferencë për mediat gjatë vizitës së saj në Tiranë, Merkel u shpreh se ku shtetet anëtare të BE-së vërejnë që një vend kandidat ka plotësuar kushtet për integrim, atëherë nuk duhet të bëhen pengesë për të hapur procesin e integrimit në BE.

Sipas saj, kjo është e kuptueshme që do të sjellë zhgënjim tek shtetet kandidate.

“Bashkimi Europian, shtetet anëtare do të duhet që nga njëra anë të thonë se kush janë kushtet për të përmbushur apo për të nisur procesin e anëtarësimit. Në rastin e Shqipërisë e kemi thënë qartë se çfarë duhet të ndryshojnë në sistemin e drejtësisë apo në pika të tjera, dhe në momentin që këto kushte duhet të plotësoheshin, BE duhet të mbante fjalën e vetë dhe jo të nxirrte kushte të tjera. Kjo sjell zhgënjim dhe unë e kuptoj këtë zhgënjim. Edhe në Gjermani kemi nevoj për miratimin e Parlamentit. Parlamenti im i lexon të gjitha raportet e BE për përmbushjen e kushteve. Më duhet të them, që në momentin që konstatohet se kushtet janë plotësuar atëherë, duhet të mbahet fjala se përndryshe do të ketë zhgënjim” – tha Merkel.

Në konferencën e përbashkët me Kancelaren Angela Merkel e cila vizitoi këtë të martë Tiranën, kryeministri i Shqipërisë, në krah të saj foli edhe për “Ballkanin e Hapur” (Open Balkan), një nismë aq shumë e kritikuar edhe nga Kosova.

Kjo nismë tha Rama është “pjellë e Procesit të Berlinit”.

Duke iu përgjigjur kritikave që vijnë nga Kosova, Rama foli për ‘teori konspiracioni’ dhe tha se deklaratat që bëhen për këtë nismë rajonale si “të organizuara nga forca të treta apo janë të hedhura këtu nga BE për të na gënjyer që të krijojmë një mikro BE, janë dokrra”.

“Kush i vendos këto të dyja kundër njëra-tjetrës, ose e bën me qëllim ose nuk e kupton. Gjëja e rëndësishme është që teoritë e konspiracionit, që nismat rajonale janë të organizuara nga forca të treta apo janë të hedhura këtu nga BE për të na gënjyer që të krijojmë një mikro BE, janë dokrra. Sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vetë por rri dhe bën teori konspiracioni për Open Balkan”, theksoi Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit:

“Angela Merkel është një dhe nuk vjen më pavarësisht se nuk është asnjëherë e lehtë të flasësh kur është prezente. Për arsye të historisë dhe eksperiencës së jashtëzakonshme në 4 mandate rresht në krye të lokomotivës së Bashkimit Europian. Open Balkan është pjellë e Procesit të Berlinit. Është as më shumë e as më pak, por një mekanizëm për të përshpejtuar procesin e Berlinit. Nuk e kontradikton. Është marrja në dorë e procesit pa pritur që një herë në vit të mblidhen disa të tjerë. Rezultatet kanë filluar të flasin dhe do vijojnë më shumë. Është asgjë më shumë se sa mjeti i rajonit për të implementuar procesin e Berlinit. Kush i vendos këto të dyja kundër njëra-tjetrës, ose e bën me qëllim ose nuk e kupton. Gjëja e rëndësishme është që teoritë e konspiracionit, që nismat rajonale janë të organizuara nga forca të treta apo janë të hedhura këtu nga BE për të na gënjyer që të krijojmë një mikro BE, janë dokrra.

Në 2014 ka thënë, ju nuk jeni në BE por ju jeni Europian. Për këto arsye duhet të nisim një process që paralelisht integrimit europian, të punojmë që rajoni të ngrihet nga ana politike dhe ekonomike. Nuk kemi pse të hyjmë në BE që të ndërtojmë tregjet e përbashkëta.

Kancelarja me të drejtë i mëshon nevojës që 6 vendet të nënshkruajnë marrëveshjet për tregun e përbashkët rajonal. Procesi i dakordësimit mes 6 vendeve është një process i ngatërruar dhe ajo që kemi parë në të shkuarën është që një vend bëhet shkak që të gjithë të ngecin.

Prandaj Ballkani i Hapur është krijuar jo për të përjashtuar njeri, por për të mos u varur nga vetot e njërit dhe nga teoritë e konspiracionit të tjetrit. Për të ecur përpara gjithmonë duke pasur parasysh gjithë procesin e Berlinit.

4 liritë e Bashkimit Europian në rajon, lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave të shërbimeve dhe investimet që vijnë nga paketa e komisionit të Presidentes Von der Leyen. Përsa i përket 4 lirive. Ne duhet të ecim më shpejtë.

Një nga pengesat për të ecur më shpejt ka qenë që Serbia nuk e pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve pasi kishte paragjykimin se ne nëse e fusim lëvizjen e lirë të njerëzve si një nga elementët, atëherë lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte e garantuar.

Sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vetë por rri dhe bën teori konspiracioni për Open Balkan.

Procesi i Berlinit do vazhdojë, Open Balkan do ta përshpejtojë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.