E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Merr detyrën drejtuesi i ri i Prokurorisë Elbasan Kreshnik Ajazi
Publik News

Merr detyrën drejtuesi i ri i Prokurorisë Elbasan Kreshnik Ajazi

Në fjalën e tij, Ibrahimi pasi i uroi suksese Ajazit në detyrë theksoi se sistemi i prokurorisë ka nevojë për lidership i cili qëndron tek forca morale dhe profesionale e drejtuesit.

“Drejtuesi i prokurorisë ka një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen dhe eficiencën e punës në prokurori. Deri tani kemi arritur të emërojmë 5 drejtues prokurorish dhe mendoj se kemi bërë zgjedhje të mira. Elbasani është një prokurori e cila kërkohet nga prokurorët, KLP nuk ka vështirësi të plotësojë vakancat nëse ato dalin. Mënyra si ne garantojmë karrierën e prokurorëve është thelbësore për eficiencën e sistemit. Prokurorët duhet të mësohen me pavarësinë e tyre në ushtrimin e detyrës. KLP po punon për t’ju garantuar juve autoritetin dhe sigurinë për të kryer detyrën”, tha ai.

Nga ana e tij,  Kreshnik Ajazi u shpreh krenar që është zgjedhur nga një institucion që mishëron nevojën e  reformës në drejtësi.

“Gjatë 2020, kemi trajtuar një numër të madh çështjesh dhe kemi rezultate të prekshme në goditjen e strukturave kriminale në bashkëpunim me strukturat policisë. Rezultatet janë të prokurorëve, jo të miat. Elbasani ka problematikat e veta, jemi angazhuar me gjithë kapacitetet në hetimin sa me më përgjegjshmëri  të çështjeve sensitive për opinionin publik. Jemi të angazhuar të kemi rezultate konkrete në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Keni nevojë për investime në siguri fizike në institucion, përcaktimin e statusit të nëpunësve civile në prokurori dhe i kemi kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm zgjedhjen e këtyre problemeve. Në prokurorinë e Elbasanit nuk ka asnjë zëvendësim prokurori gjatë 2020 pa shkak ligjor”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.