Merr flakë ish-prokuroria në Rrëshen, zjarrfikësja s’ka ujë për shuarjen e zjarrit
Ish-prokuroria e Rrëshenit e shndërruar prej disa vitesh në rrobaqepësi është përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, për shkak të një shkëndije elektrike.
Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje me vonesë dhe nuk kishte ujë për të shuar flakët.
Nga zjarri janë shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



