Merr flakë traileri në Rrugën e Kombit, shmanget shpërthimi
Një incident i rrezikshëm ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në autostradën Rruga e Kombit, në kilometrin 34, ku një trailer autobot që transportonte karburant është përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes.
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të zjarrfikëses së Mirditës, të cilat kanë ndërhyrë me shpejtësi për shuarjen e zjarrit. Falë ndërhyrjes së menjëhershme, flakët janë vënë nën kontroll, duke shmangur përhapjen e zjarrit dhe rrezikun e shpërthimit të sasisë së madhe të karburantit që po transportohej.
Situata u mbajt nën monitorim deri në neutralizimin e plotë të vatrës së zjarrit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet po punojnë për të sqaruar shkaqet e këtij incidenti, ndërkohë që qarkullimi në këtë segment rrugor është normalizuar pas ndërhyrjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



