E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Merr fund saga e raketës kineze që doli jashtë kontrollit në hapësirë
Publik News

Merr fund saga e raketës kineze që doli jashtë kontrollit në hapësirë

Mbeturinat nga një raketë kineze jashtë kontrollit ka të ngjarë të kenë rënë në Oqeanin Indian, vetëm në perëndim të Maldiveve, ka thënë agjencia hapësinore e Kinës.Sidoqoftë, vë në pah CNN, pjesa më e madhe e raketës së madhe, u dogj gjatë hyrjes në atmosferë, tha Zyra e Inxhinierisë Hapësinore në Kinë në një postim në WeChat. Gjithashtu ishte e paqartë nëse ndonjë mbetje kishte zbarkuar në tokën e këtij vendi.

Ndërkohë Komanda Hapësinore e SHBA-së ka thënë se Long March 5B “kishte hyrë përsëri” në Tokë mbi Gadishullin Arabik.

Raketa, e cila është e gjatë rreth 32 metra e gjatë dhe peshon gati 20 ton, ishte nisur nga një pjesë e një stacioni të ri kinez hapësinor në orbitë më 29 prill.

Pasi karburanti i saj ishte shpenzuar, raketa ishte lënë të “lundronte” nëpër hapësirë e pakontrolluar deri në tërheqjen nga graviteti i Tokës.

Siç edhe është bërë e ditur, një ndjekje e rrugës së saj ishte bërë nga SHBA dhe Evropa.

Ndërsa media shtetërore kineze tha se pjesë të raketës hynë përsëri në atmosferë në të dielën në 10:24 me kohën e Pekinit. Përpara hyrjes së raketës kishte frikë se mbeturinat mund të binin në një zonë të banuar.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin, tha se Kina kishte qenë neglizhete në lejimin e raketës nga orbita. Sidoqoftë, ekspertët e hapësirës kishin parashikuar që shanset që dikush në të vërtetë të goditet nga një copë mbeturine hapësinore ishin shumë të vogla, për shkak se kaq shumë sipërfaqe e Tokës është e mbuluar nga oqeani, dhe zona të mëdha toke janë të pabanuara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.