E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Merret vendimi për “Sarajet” e Toptanëve/ Margariti: Qeveria aprovoi shpronësimin!
Publik News

Merret vendimi për “Sarajet” e Toptanëve/ Margariti: Qeveria aprovoi shpronësimin!

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, gjatë fjalës së saj në përfundim të mbedhjes së qeverisë ditën e sotme, bëri me dije vendimin e marrë në Këshillin e Ministrave për shpronësimin e godinës së “Sarajeve” të Toptanëve.

Margariti u shpreh se saga e banesës së Toptanëve ka përfunduar ditën e sotme me vendimin e qeverisë për shpronësimi e të gjithë pronarëve, që i hap rrugë kthimit të saj në një muze.

Ajo theskoi gjithashtu se Ministria e Kulturës është në tratativa me qeverinë amerikane, në mënyrë që godina në të ardhmen të përfshijë dhe një hapësirë për librin të quajtur “American library”.

“Ka përfunduar saga e banesës së toptanajve. Qeveria ka aprovuar shpronësimin e të gjithë pronësisë private të Toptanajve e cila do kalojë në projektin e restaurimit dhe rijetëzimin e kësaj hapësire në Tiranë. Kjo nisëm sot i vë fundin një episodi të gjatë që në mesin e gushtit të këtij viti kaloi dhe në një ngjarje tragjike.

Sot qeveria mori vendimin që kjo sagë të përfundojë me shpronësim. Hapësira që do ngremë është në fuksion të artit dhe kulturës. Godina ka histori që lidhet me banesën karakteristike tiranase. Ka vlera për historinë e saj si një nga hapësirat e para të librit. Sot kemi marrë vendimin që në të ardhmen të në do të përfshijmë një hapësirë tjetër për librin, “American library” për këtë kemi filluar dhe jemi në tratativa dialogu dhe me qeverinë Amerikane”, tha Margariti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.