E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mes personave të zhdukur  në Siçili edhe biznesmeni i njohur, drejtuesi i bankës “Morgan Stanley International”
Bota

Mes personave të zhdukur në Siçili edhe biznesmeni i njohur, drejtuesi i bankës “Morgan Stanley International”

Drejtuesi i bankës “Morgan Stanley International”, Jonathan Bloomer dhe avokati i “Clifford Chance”, Chris Morvillo janë në mesin e personave të zhdukurve pasi një jaht luksoz britanik u fundos në Sicili.

morgan

Manjati britanik i teknologjisë, Mike Lynch dhe vajza e tij 18-vjeçare Hannah janë gjithashtu të zhdukur, raporton BBC.

Jahti u mbyt nga moti i keq në orët e para të së hënës në brigjet e Sicilisë. Sipas autoriteteve italiane, 15 persona janë shpëtuar, gjashtë rezultojnë të zhdukur dhe trupi i një burri është gjetur.

Trupi nuk është identifikuar zyrtarisht, por roja bregdetare e Palermos ka bërë të ditur se ishte kuzhinieri i anijes.

Kërkimet po vazhdojnë edhe të martën derisa qasja në kabinat e varkës është bllokuar nga mobiljet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.