Mesazhi i motrës për vëllain me aftësi ndryshe i përlot të gjithë
E ftuar në “Ka një mesazh për ty” këtë puntatë ishte Xhoana, e cila kishte ardhur për t’i dhënë një mesazh vëllait të saj, i cili ka lindur me aftësi të veçanta.
Xhoana tregoi në studio:
Vëllai është shume i shtrenjte për mua. Kur ai erdhi ne jete mamasë i thane ta braktiste, por mamaja nuk pranoi. Ajo e rriti me shume dashuri dhe është një njeri i veçantë për ne. Ai ka dëshirë të ketë një karrocë, të lëvizë se edhe ai njeri është. Sot ai është 32-vjeç dhe filloi klasën e parë dhe tani të dytën e ka lënë përgjys. Ai flet shumë me mua, më thotë që do të lexojë, të mësojë, kur del më merr vetëm mua me vete.”
Xhoana tregoi se donte vetëm që vëllai i saj të ishte i lumtur dhe të mos mërzitej asnjë herë. Ajo gjithashtu i premtoi vëllait të saj se do ta ketë gjithmonë pranë vetes.
Ajo vazhdon më tej:
Dua të jesh i lumtur, i buzëqeshur asnjëherë të mos mërzitësh. Je një person shumë i shtrenjtë për mua dhe për këtë të dua shumë.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



