MESAZHI I ZV.AMBASADORES AMERIKANE: REFORMA NË DREJTËSI KA ECUR PËRPARA, NUK DO TË NDALET
E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA në Tiranë Leyla Moses-Ones ka përsëritur sot mesazhin e saj se reforma në drejtësi ka ecur përpara dhe nuk do të ndalet.
E pranishme në konferencën me temë “Menaxhimi i çështjes” organizuar sot në Ministrinë e Brendshme, ajo u shpreh se do të vazhdojë mbështetja për Këshillin e Lartë Gjyqësor, atë të Prokurorisë dhe SPAK.
“Reforma në drejtësi ka ecur përpara dhe nuk do të ndalet. Zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke asistuar në ngritjen e SPAK. Për ne është e rëndësishme të kemi një Shqipëri të zhvilluar, që ecën në rrugën e integrimit euro-atlantik. Ndihma jonë do të vazhdojë për Këshillin e Lartë Gjyqësor, atë të Prokurorisë dhe SPAK. SHBA po këshillon nga afër prokurorët shqiptar dhe po sjellin ndjekje të dukshme të çështjeve penale. SHBA-të mbështesin të gjitha institucionet e reja të Drejtësisë, si SPAK-u, por më e rëndësishmja është që Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe nuk do të ndalet”, – tha Ones.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



