E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mesazhi që provokoi shpërthimet në pajisjet e Hezbollahut
Lajme

Mesazhi që provokoi shpërthimet në pajisjet e Hezbollahut

Të paktën 9 persona vdiqën dhe rreth 2800 të tjerë u plagosën në Liban dhe Siri kur shpërthyen pajisjet e tyre të komunikimit të njohur si ‘pager’.

Në shënjestër të sulmit ishin anëtarët e organizatës Hezbollah.

Sulmi ishte autorizuar nga agjencia e spiunazhit Mossad në Izrael, raporton Daily Mail.

Grupi libanez kishte porositur mijëra ‘pagera’ për të kryer komunikimet mes tyre, pasi lideri i grupit, Hassan Nasrallah kishte deklaruar se celularët nuk të jenë shënjestër sulmesh kibernetike nga forcat izraelite.

Ajo që nuk dinin anëtarët e Hezbollah, ishte se sulmi do u vinte pikërisht nga këto pajisje të vogla që përdoren për të marrë dhe dërguar mesazhe dhe sinjale.

Daily Mail shkruan se pajisjet janë prodhuar nga një kompani hungareze me qendër në Budapest.

Brenda 5 mijë pajisjeve ishte vendosur një sasi e vogël eksplozivi.

Një ekspert sigurie tha se këto pajisje ishin projektuar që të shpërthejnë sapo të marrin mesazhet.

Gazeta shkruan se në momentin kur morën një mesazh, që tregonte për gabim në pajisje, ‘pager’-at u dridhen për disa sekonda.

Kur përdoruesi shtypte butonin për të fshirë këtë sinjal alarmi, ndodhte shpërthimi.

Qëllimi ishte që shpërthimi të ndodhte në momentin kur përdoruesi e kishte pajisjen në dorë, për të shkaktuar dëm maksimal.

Kjo ishte një goditje e fortë për Hezbollahun, duke shënuar një thyerje të sistemit të tyre të sigurisë. Ata janë zotuar për hakmarrje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.