Mesazhi që tërboi bashkeshortin e 20-vjeçares dhe viktimës…
Elida Cani është 20-vjeçarja e cila u la në arrest shtëpie së bashku me bashkëshortin e saj Dëfrim Kurtin për “moskallëzim krimi”.
Autori i dyshuar i krimit, Esat Cani, vëllai i 20-vjeçares, i cili pranoi se kishte vrarë Arben Gjecin për të mbrojtur nderin e të motrës i dhënë masa e sigurisë “arrest në burg”.
Ai ka pranuar të ketë debatuar me viktimën ditën kur ndodhi ngjarja, por mohon ta ketë vrarë atë.
Ai ka rrëfyer se ishte bashkëshorti i Elidës, Dëfrim Kurti që kishte zbuluar tradhtinë. Të dy të rinjtë kishin vendosur ta vëzhgonin 20-vjeçaren për ta kapur në flagrancë me të dashurin në nëj kasolle pranë shtëpisë, ku 31-vjeçari Esat Cani e qëlloi me shufër hekuri pas koke.
Babai i 3 fëmijëve mori plagë të rënda në kokë, prej të cilave gjeti vdekjen në spital. Trupi i tij u la në anë të rrugës ku u gjet nga kalimtarët.
Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në fshatin Bastar i Mesëm.
DËSHMIA
20-vjeçarja ka rrëfyer në polici se me viktimën kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore, pasi ishin njohur fillimisht në Instagram dhe kishin shkëmbyer disa mesazhe në rrjetet sociale.
Ai që zbuloi tradhtinë bashkëshorti i Elidës, Dëfrim Kurti pasi kishte lexuar mesazhet e të shoqes me viktimën Arben Gjeci.
Mësohet se disa nga mesazhet që kishin “tërbuar” bashkëshortin dhe vëllain e 20-vjeçares nga Zall Bastari ishin ato ku kjo e fundit i thurte elozhe bashkëfshatarit të saj për përmasat e organit gjenital, me fjalët “Sa të madh e ke”.
Babai i 3 fëmijëve ka marrë plagë të rënda në kokë nga të cilat gjeti vdekjen në spital.
Deshmia:
Arbenin e qëlloi Esati. Ne kishim një lidhje prej disa muajsh, atë natë e kishim lënë për t’u takuar. Burri nuk ishte në shtëpi, pasi ndodhej në lokal, ndërsa vjehrrin dhe vjehrrën i kishte zënë gjumi. Doja ta anuloja takimin, por Arbeni nuk pranoi dhe më kërkoi që të takoheshim’ është shprehur ajo.
E ndërsa në fillim e mohoi vrasjen, Esat Cani, vëllai i 20-vjeçares ka pranuar gjithçka duke treguar ngjarjen. ‘Atë ditë e kam ruajtur gjatë gjithë kohës Arbenin, pasi punonte me furgon. E kam parë në lokal në mbrëmje bashkë me kunatin tim Dëfrimin, më pas kunati iku në një lokal tjetër dhe Arbeni iu drejtua shtëpisë së motrës. Atje më pas i kapa të dy bashkë. Nuk dija se cfarë të bëja, e vrava për nder’ ka thënë ai.
Kunati i autorit ka treguar skenarin për fshehjen e vrasjes.
‘Më telefonoi Elida (gruaja) dhe më tregoi për atë që kishte ndodhur. Kur shkova e pyeta nëse dinte gjë mami dhe babai dhe për shkak të fjalëve që mund të hapeshin në fshat vendosëm që të tregonim skenarin që Arbeni ishte plagosur në rrugë dhe e nxorëm trupin jashtë banesës’.
Sot gjykata e Krimeve të Rënda e ka lënë në burg autorin, ndërsa motra e tij dhe kunati është ndryshuar masa e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



