Mesfushori i Kombëtares realizon gol fenomenal në Seria A (VIDEO)
Medon Berisha, protagonist absolut. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka shkëlqyer sërish në Serie A, duke lënë gjurmë në përballjen mes Udineses dhe Lecces, e cila u mbyll me rezultatin 3-2 për vendasit.
Në minutën e 59-të të ndeshjes, Berisha tregoi klas të lartë duke realizuar një eurogol nga goditja e dënimit, një ekzekutim perfekt që befasoi portierin kundërshtar dhe ndezi entuziazmin e tifozëve miq. Ishte momenti më i bukur i ndeshjes për Lecce-n, që edhe pse nuk arriti të marrë pikë, pati arsye të mburret me paraqitjen e shqiptarit.
Pas përfundimit të sfidës, performanca e 22-vjeçarit u vlerësua shumë lartë nga mediat italiane, të cilat i dhanë notën 8.0 dhe e cilësuan si një nga lojtarët më të spikatur në fushë. Forma e tij në rritje po e kthen Berishën në një element gjithnjë e më të rëndësishëm për klubin dhe për kombëtaren shqiptare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



